Foto: Ilustrim

Vrasje në tentativë, viktima në gjendje të rëndë

Një person nga Obiliqi është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka tentuar të vras një person tjetër.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:48.

Policia ka treguar se i dyshuari ka goditur me thikë në shpinë viktimën në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit.

Tutje është treguar se ngjarja kishte filluar në një gjellëtore ku viktima dhe i dyshuari kishin pasur një mosmarrëveshje verbale.

Pas kësaj, Policia ka thënë se i dyshuari ka shkuar në shtëpinë e viktimës ku dhe ka kryer veprën penale.

Tutje Policia ka thënë se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe se është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Në njoftim është treguar se, sipas mjekut, viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjithmonë duke iu referuar raportit të Policisë, i dyshuari thuhet se pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.