Foto: Ilustrim

Vrasje në tentativë në Malishevë, sekuestrohen 20 gëzhoja plumbash

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:30 në fshatin Shkozë të Malishevës.

Sipas Policisë, lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja plumbash.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka siguruar urdhëresën për kontroll.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.