Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vrasje në tentativë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, u qëllua me armë sa ishte duke vozitur

Një person është qëlluar me armë zjarri sa ishte duke drejtuar veturën e tij në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Polivisë së Kosovës rasti ka ndodhur të martën rreth orës 23:00.

Policia thotë se viktima është dërguar në Qëndrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësorë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit, bëhet e ditur në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, dhe ka urdhëruar hapjen e hetimeve intensive.