Vrasja e policit në veri, emisari i gjerman Manuel Sarrazin vjen sot në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka dënuar me termat më të ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Ministria ka bërë të ditur se emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, do të udhëtojë sot për në Kosovë.

“Dënojmë me termat më të ashpër sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës. Mendimet tona janë me familjen e oficerit të vrarë dhe të plagosurit rëndë. Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi. Manuel Sarrazin udhëton për në Kosovë sot”- thuhet në postim.

Zhvillimet e fundit rreth situatës në veri mund t’i lexoni në këtë LINK.