Foto: Miroslav Lajcak / X

Lajçak takohet me Sarrazin, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar sot të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në rajon.

Lajçak ka thënë se Sarrazinin e ka njoftuar për situatën në dialogun Kosovë – Serbi.

“Gjithmonë e dobishme të takohem me mikun tim dhe të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Ne shkëmbyem mendimet për zhvillimet e fundit në rajon dhe njoftova atë për situatën e tanishme në dialog. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt të ngushtë”- ka shkruar Lajçak në platformën “X”.

 

SHBA dhe BE i kanë propozuar Kosovës një draft-statut për formimin e Asociacionit – një marrëveshje që rrjedh nga dialogu Kosovë-Serbi, propozim të cilin e ka pranuar kryeministri Albin Kurti.

Dokumenti ende nuk është bërë publik zyrtarisht.