Foto: OSBE

Vrasja e Liridona Murselit, reagon shefi i OSBE-së në Kosovë

Një grua u vra të mërkurën e 29 nëntorit në Prishtinë.

Detajet e para të rastit u tha se kishte të bënte me një tentim-grabitje.

Por, dy ditë pas, tre persona u arrestuan, njëri prej tyre bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.

Për rastit ka reaguar edhe shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

“I tmerruar nga një rast tjetër i vrasjes brutale të një gruaje afër Prishtinës – ndërsa shënojmë 16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës në familje. Alarm për të gjithë ne” – ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

Ndërkohë, në raportin 24-orësh, sot gjatë ditës, Policia e Kosovës njoftoi se një veturë dhe një armë që dyshohet se janë përdorur gjatë vrasjes së Liridona Muslit, janë konfiskuar.

Konfiskohet vetura dhe arma që dyshohet se përdorën në vrasjen e Liridona Murselit