Vetura që dyshohet se u përdor nga vrasësit e Oliver Ivanoviqit. Foto: Kallxo.com

Vrasja e Ivanoviq, Ekspertët e Policisë Ekzaminojnë Veturën

Ekspertë të forenzikës së Policisë së Kosovës për orë të tëra kanë kryer ekzaminime shtesë në makinën me të cilën dyshohet se ishte arratisur vrasësi i Oliver Ivanoviq.

KALLXO.com ka siguruar pamje ku shihen ekspertët duke fotografuar dhe marrë mostra nga makina e djegur. Gjatë ditës së djeshme, drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, kishte përmendur gjurmët në makinë të cilat mund të çonin në zbardhjen e rastit.

Oliver Ivanoviq është qëlluar për vdekje në rrethana ende të pasqaruar mëngjesin e datës 16 janar.