Foto: Policia e Kosovës

Voziste 158 km/h në rrugën ku lejohet 50 km/h, policia gjobit shoferin

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë një person në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë është hasur duke vozitur veturën me shpjejtësi prej 158km/h në në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h.

Ndaj shoferit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një vit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe rregullat e komunikacionit rrugor në mënyrë që të jenë kontribues aktiv në rritjen e sigurisë në rrugë. Po ashtu Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Kur kanë informacion për kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 (pa pagesë) dhe 0390310482”, thuhet në komunikatën e Policisë.