Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vlera e donacionit që Salih Zyba i bëri Lëvizjes Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka bërë deklarimin e pasurinë në Agjencinë Kundër Korruspion për këtë vit.

Zyba ka deklaruar se pasuri të paluajtshme ka një shtëpi, truall, arë, pyll të trashëguara dhe në pronësi të përbashkët. Gjithashtu ai ka deklaruar se ka një banesë në vlerë prej 67 mijë e 452 euro dhe një garazhë në vlerë prej 4 mijë eurove, të dyja në pronësi të përbashkët dhe të blera me kredi.

Deputeti i LVV-së ka një veturë të tipit “Audi” në vlerë prej  9 mijë e 530 eurove.

Para të gatshme në bankë ai ka 1 mijë e 111 euro, ndërsa detyrime ndaj bankës ka një kredi prej 82 mijë e 965 euro.

Zyba në dhjetor të 2022-tës ka bërë një donacion prej 1 mijë e 533 eurosh në partinë politike që ai i takon, Lëvizjen Vetëvendosje.

“Une jam Kryesues i Këshillit te Qendrës së Levizjes VETEVENDOSJE! në Therandë dhe njëherit Delegat i Këshillit të Përgjithshem, por nuk kam të ardhura nga këto funksione”- k deklaruar Zyba në AKK.

Si deputet i Kuvendit, Zyba ka deklaruar se pagë vjetore merr 24 mijë e 352 euro.