Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vlera e Bitcoin e Memli Krasniqit

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi deklaruar pasurinë e tij për vitin 2023 në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Krasniqi ka deklaruar se posedon kriptovaluta, vlera momentale e të cilave kap shifrën e rreth 41 mijë euro.

“Ju njoftoj se tek deklarimi i kriptovalutave, disa prej datave janë të përafërta, meqë nuk ishte e mundshme që të deklarohen të gjitha detajet që i karakterizojnë aktivitetet e ndërlidhura me kriptovalutat, si p.sh. akumulimi i një aseti kohë pas kohe, përmes blerjes në kohë të ndryshme apo tregtimit, përfitimi përmes proceseve të ‘staking´apo të ngjashme”- thuhet në deklarimin e tij.

Sipas të dhënave në AKK, kreu i PDK-së ka deklaruar se ka një banesë e cila ka vlerë prej 120 mijë euro dhe një shtëpi të përbashkët në vlerë prej 180 mijë eurove.

Në pronësi të bashkëshortes, Krasniqi thotë se ka një veturë “Volkswagen” në vlerë prej 22 mijë euro.

Para të gatshme në bankë ka deklaruar se ka 3 mijë e 43 euro.

Ai gjithashtu ka deklaruar se ka një detyrim ndaj bankës para prej 26 mijë e 765 euro për blerje të shtëpisë dhe një detyrim tjetër po ndaj bankës prej 15 mijë e 887 euro për renovim të shtëpisë.

Tek të ardhurat vjetore, i pari i PDK-së ka deklaruar se ka pagë vjetore si deputet i Kuvendit në vlerë prej 18 mijë 711 euro.