Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemah dhe U.D e Presidentës, Vjosa Osmani FOTO Nëntor 2020

Vjosa Osmani pret në takim Armend Zemajn, diskutojnë për situatën me COVID-19

Ushtruesja e detyrës së Presidentës, Vjosa Osmani, dhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë zhvilluar takim në lidhje me situatën me pandeminë COVID-19 në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se bashkëpunimi ndërinstitucional në mes pushteteve është çelësi i fitorës ndaj virusit.

“Disiplina e qytetarëve, respektimi i masave, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe të pushtetit qendror e lokal, përkushtimi i tri niveleve të përkujdesjes shëndetësore dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, janë çelësi i fitores ndaj virusit”, ka shkruar Zemaj.

Tutje, sipas njoftimit të Zemajt, U.d. e Presidentes Osmani ka thënë se “është i domosdoshëm koordinimi me Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e emergjencës shëndetësore, duke rritur kujdesin dhe respektuar maksimalisht masat mbrojtëse ndaj Covid-19”.