Vjedhje e rëndë në një depo në magjistralen Prishtinë-Shkup

Dy persona kanë raportuar në Policinë e Kosovës për një vjedhje të rëndë në depon e tyre.

Rasti sipas PK-së, ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Shkup të enjten, rreth orës 05:48.

Sipas raportuesve, persona të panjohur me përdorim të forcës kishin depërtuar  në depon e tyre dhe kishin vjedhë mjete pune disa prej tyre edhe makina elektrike vlera e të cilave sipas viktimave vlerësohet e lartë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.