ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Vjedhje brenda xhamisë në Gjilan

Brenda xhamisë e cila ndodhet në rrugën “Adem Jashari”, në Gjilan ka ndodhur një vjedhje gjatë ditës së djeshme.

Në bazë të njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:30, kur imami i xhamisë ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në objektin e xhamisë, dhe kanë hapur me forcë kasafortën metalike.

Sipas imamit, të dyshuarit kanë vjedhur para në vlerë 60 euro, të cilat kanë qenë të destinuara për ndihma për persona me nevoja të veçanta.

Në raportin e policisë, nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar në lidhje me këtë rast.