Stubëll - 19.03.2020

Viti - Dezinfektohet lokali ku kishte frekuentuar i prekuri nga coronavirusi

Komuna e Vitisë si masë parandaluese kundër COVID-19  gjatë ditës së sotme ka bërë dezinfektimin e hapësirave dhe objekteve në fshatin Stubëll të Vitisë

Komuna ka bërë të ditur se janë dezinfektuar objekti ambulantës, shkollës, kishës por edhe të restorantit ku ka frekuentuar i infektuari i parë më coronavirus në Viti.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëri me dije se ky dezinfektim u bë nga Komuna e Vitisë me qëllimin të parandalimit të përhapjes së këtij virusi që në Viti u soll nga një banor i Stubllës, i cili ishte kthyer prej Italisë.

“Edhe më parë kemi bërë dezinfektimin e institucioneve komunale në qendër të Vitisë dhe gjithashtu ka bërë pastrimin e rrugëve në qytet si masë parandaluese kundër COVID-19”, tha Kryetari Haliti.

Ndryshe fshatin Stubëll dhe gjithë territori i Komunës së Vitisë është në karantinë shkaku i coronavirusit.

Stubëll – 19.03.2020