Viola von Cramon

Viola von Cramon për heqjen e letrave ngjitëse në targa: Një hap më shumë drejt realitetit ku Serbia de facto njeh Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka reaguar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë për të larguar letrat ngjitëse në targa të automjeteve.

Cramon theksoi se ky është një hap më shumë drejt realitetit në të cilin Serbia de facto e njeh Kosovën si shtet.

“Nuk ka më ngjitëse në tabela të automjeteve kur udhëtoni nga Kosoca në Serbi dhe anasjelltas. Ajo që ishte dizajnuar si masë e përkohshme tani është përfundimisht e tepërt. Një hap më shumë drej realitetit në të cilin Serbia de facto e njeh Kosovën si shtet dhe kontribuon për paqe dhe përparim në rajon”- është shprehur Cramon në rrjetin X.

Ky vendim është përshëndetur edhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, sipas të cilit kontribon në lëvizje të lirë mes dy vendeve.

Ambasadori gjerman: Tschüss, ngjitësve në targa të makinave