Jorn Rohde - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Ambasadori gjerman: Tschüss, ngjitësve në targa të makinave

Ambasadori i gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i është gëzuar vendimeve të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë për largim të ngjitesve nga targa e makinave.

Përmes rrjetit X, ai u shpreh se tani e tutje ngjitësit e vetëm që duhet të përdoren, janë ata në albume të Euro 2024.

“Tschüss, ngjitëse në targa! Më vjen mirë që qeveritë e Kosovës dhe ajo e Serbisë hodhën poshtë “regjimin e ngjitësve”, duke e bërë më të lehtë udhëtimin mes dy fqinjëve. Tani e tutje, të vetmet ngjitëse që duhen përdorur janë ato për albumet e EURO 2024”- është shprehur ambasadori.