Vërshimet në Pejë. Foto: Driton Kuka, Facebook

Viktimat nga vërshimet, sot ditë zie në Pejë

Komuna e Pejës ka shpallur të hënën, 26 qershorin, ditë zie në nderim të viktimave që humbën jetën si pasojë e vërshimeve, të shtunën.

Sipas njoftimit komunal, të gjitha angazhimet institucionale për këtë ditë do të pezullohen.

Krahas kësaj, flamujt vendosen në gjysmështizë.

Nënë e djalë kanë vdekur si pasojë e vërshimeve nga shiu në qytetin e Pejës.

Të shtunën në mbrëmje qyteti i Pejës u përballë me vërshime të mëdha.