Viktima e parë nga coronavirusi në Kosovë, Thaçi përmend gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës së parë nga coronavirusi në Kosovë.

Thaçi ka thënë se institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme që në rast nevoje të shpallet menjëherë gjendja e jashtëzakonshme.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen nga Dumnica e Podujevës, anëtari i së cilës është viktima e parë e virusit COVID-19 në Kosovë. Institucionet shëndetësore i falënderoj për përkushtimin, vendosmërinë dhe profesionalizmin që po tregojnë në këto rrethana të rënda. Ne duhet t’i ndihmojmë mjekët, duke qëndruar të mbyllur në shtëpitë tona dhe duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi. Institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme, që në rast nevoje të shpallet menjëherë Gjendja e Jashtëzakonshme. Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë”, ka shkruar presidenti Thaçi në rrjetin social “Facebook”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me 17 mars ka deklaruar se do t’i propozojë Kuvendit të Kosovës, shpalljen e gjendjes të jashtëzakonshme.

Qeveria orë më parë e ka konsideruar të panevojshme.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti të mërkuren para gazetarëve tha se Thaçi u zmbraps disi nga ideja për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 31 raste me coronavirus.

Ndërkaq, minuta më parë u konfirmua edhe viktima e parë – 85 vjeçari nga Duminca e Podujevës.

Si do të veprojnë grupet parlamentare ndaj dekretit të Thaçit?

Si do të veprojnë grupet parlamentare ndaj dekretit të Thaçit?