Kurti: Presidenti sot u zbraps nga ideja për gjendje të jashtëzakonshme

Kryeministri Kurti tha se sot presidenti Thaçi u zbraps nga ideja për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Gjatë konferencës për media, Kurti tha se nuk mundet një ministër të ia mbajë ‘ison’ një ideje të presidentit, i cili disi u zbraps nga ajo.

“Padyshim që ka një zbrapsje të presidentit e cila u dokumentua sot edhe para jush. Kjo tregon një lloj nxitimi që siç thotë populli të bëhet më ‘katolik se papa’, të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Pra mund të flasësh por jo si ministër,  tash është liria e shprehjes por jo si ministër prandaj e lirova nga detyra”, tha Kurti.

Sipas tij, presidentin Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk e mbështeti as drejtori i ISHPK-së.

“Me 20 të prekur pa asnjë të vdekur shyqyr, edhe mjekëve edhe policëve edhe farmacistëve edhe krahut edhe maqinës, nuk mund të thoshte se mirë e ka presidenti. Presidenti ushtrojë një trysni ndaj ekspertëve”, tha Kurti para gazetarëve.

 

Kryeministri Albin Kurti në konferencë për shtyp

Kryeministri Albin Kurti në konferencë për shtyp

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 18 mars 2020

.