Ilustrim

Vidhet një kasafortë e bamirësisë, arrestohet një person

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti pa vjedhur një kasafortë të bamirës në një lokal në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur më 31 janar të këtij viti, ndërsa arrestimi është bërë dje.

“Është arrestuar i dyshuari, nën dyshimin se i njëjti në lokalin e ankuesit e ka vjedhur një kasafortë me para, e cila ishte e dedikuar për tubimin e parave për bamirësi”, ka thënë Policia.

Tutje është thënë se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.