Pamje me dron e zjarrit në Obiliq, 8 mars 2022 - Foto: KALLXO.com

VIDEO - Zjarr afër Termocentralit Kosova B në Obiliq

Një zjarr i madh ka kapluar një lokacion afër Termocentralit Kosova B në Obiliq.

Sipas disa dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, aty është një fabrikë e plastikës, e cila dyshohet se është përfshirë nga zjarri.

Policia e Kosovës ka thënë se është duke mbledhur informatat, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë edhe zjarrfikësit.

KALLXO.com ju sjell pamje drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes:

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com