VIDEO: Vetura e Policisë nuk ndez në çelës, qytetarët e shtyjnë

Një veturë e Policisë së Kosovës sot ka ngecur në mes të rrugës në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë.

E për t’u nisur vetura është dashur ndihma e qytetarëve të kësaj zone.

Ky moment është kapur nga kamera e një qytetari.

Qytetari këtë video e ka ndarë me KALLXO.com.

Pamjet tregojnë  disa persona duke e shtyrë veturën e Policisë.