VIDEO - Vazhdon protesta për konkursin në Trepçë, kërkohet shkarkimi i kryeshefit

 

Të shumtë në numër, qytetarët e pakënaqur janë mbledhur që nga orët e hershme të mëngjesit para zyrave të menaxhmentit të Trepçës për të kundërshtuar konkursin e fundit për punë.

Në ditën e 11 të protestës, qytetarët duan anulimin e konkursit dhe shkarkimin e Kryeshefit të Trepçës, Basri Ibrahimi.

“Edhe sot jemi në ditën e 11 të protestës për këto parregullësi për këto shkelje që na janë bërë. Ne edhe sot edhe herave të tjera jemi për ofertë, që ne duam drejtësi, duam punë, të drejtat e popullit”, tha Arsim Musa, organizator i protestës.

Me parulla në dorë, qytetarët tregojnë se duan punë, duan të ndalohen punësimet familjare.

Njëri nga protestuesit ka thënë se nëqoftëse nuk fillon konkursi nga pika zero atëherë situata mund të eskalojë.

“Ne jemi për konkurst të vije në pikën zero dhe Basri Ibrahimi të jetë në shtëpi përndryshe çdo situatë, çdo parregullësi mund të eskaloj dhe përgjegjësia shkon te ata, për këtë keqmenaxhim që e kanë bërë deri më tani”, tha Arsim Musa.

KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për protestat pas konkursit të Trepçës.

Ashpërsohet protesta për punësimet në Trepçë, bllokohet rruga Mitrovicë – Stantërg – VIDEO

Në emisionin e javës së kaluar në “Jeta në Kosovoë” janë transmetuar një mori shkeljesh që janë gjetur në konkursin për punëtorë në Trepçë.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në Trepçë u hap një konkurs për pranimin e më shumë se 200 punëtorëve.

Por, pasi u kryen procedurat u shfaqën pakënaqësi ndaj këtij konkursi.

Për 11 ditë me radhë, banorët e rrethinës së Bajgorës protestuan pranë menaxhmentit të Trepçës.

Krimet ekonomike nisin hetimet për konkursin në Trepçë