
Protesta për punësimet në Trepçë - 13.02.2020
Ashpërsohet protesta për punësimet në Trepçë, bllokohet rruga Mitrovicë - Stantërg - VIDEO
Në ditën e katërt të protestës dhjetëra qytetarë të pakënaqur lidhur me konkursin e fundit në Trepçe janë mbledhur që në orët e hershme të mëngjesit dhe kanë bllokuar rrugën Mitrovicë – Stantërg.
Përveç rasteve emergjente nuk po lejohet të kaloj askush.
Punëtorët e flotacionit dhe të minierës të cilët me autobus kanë ardhur rreth orës 7 janë kthyer mbrapsht dhe nuk janë lejuar të shkojnë në punë.
Kurse ata të cilët tentuan të kalonin janë quajtur “tradhëtarë”.
Protestës i janë bashkangjitur edhe disa punëtorë të cilët kanë thënë se nuk i kanë marrë ende pagat.
Policia po kërkon me mirëkuptim nga protestuesit që ta lirojnë rrugën Mitrovicë – Stantërg
Arsim Musa – përfaqësuesi i protestuesve ka deklaruar se rruga do të vazhdojë të mbahet e bllokuar deri në përmbushjen e kërkesave.
Bllokohet rruga Mitrovicë-Stantërg
Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 12 février 2020