Trepça

Kushëriri i ish-drejtorit Ferat Shala punësohet në Trepçë

Arian Shala, kushëriri i Ferat Shalës është punësuar në konkursin e 24 shtatorit në Trepçë.

Shala, në një bisedë për “Jeta në Kosovë” ka thënë se nuk ka ndikuar që ai të punësohet, por ka thënë se ia ka njohur babain.

“Është jetim ndërsa tash i ka vdek edhe gjyshi, është jetim, krejt Mitrovica e dijn. E njoh edhe unë, me babë të tij kemi qenë kolegë, kjo është e vërteta e Arianit. Nëse ka mbetë Trepça dhe Mitrovica në problematika e Arianit, unë nuk besoj që në Mitrovicë ka djalë më të mirë, nëse e kanë marrë kanë bë mirë unë nuk e di”, ka thënë ish-drejtori i ndërmarrjes publike.

“Unë nuk e mohoj se e njohë por është shumë djalë i mirë, e kam edhe bashkëvendës tash për me u shprehë, sepse tash familja e tij është atje në Mitrovicë”, ka thënë Ferat Shala, i cili është deputetë i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Nuk e kam lidhje familjare, është djalë i mirë dhe është rritë në kushte të rënda”, ka theksuar ai.

“Jeta në Kosovë” ka tentuar të kontaktoj edhe vetë Arianin, por siç edhe na ka thënë Ferat Shala, ai ka rast vdekje dhe nuk ka qaje në telefon.

Ndaj konkursit i cili është shpallur vetëm pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme, kanë protestuar për 10 ditë radhazi banoret e rajonit të Shalës së Bajgorës.

Protestuesit kanë thënë se nuk do të ndalin protestën deri në plotësimin e kërkesave që janë, anulimi i konkursit të 24 shtatorit dhe shkarkimi i menaxhmetit në Trepçë.

Përveç kësaj, hulumtimi zbulon edhe lidhjet familjare të dy anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të cilëve u janë punësuar familjaret në konkursin i cili u shpall më 24 shtator të vitit të kaluar, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme.

Pas ankesave të protestuesve, Krimet Ekonomike nga Policia e Kosovës kanë filluar të hetojnë konkursin.

 

Qeveria Emëron Kundërligjshëm Anëtarë të Bordit të ‘Trepçës’