Mesazhi i protestuesit: Albin Kurti do ta bëjë 12 kat Burgun e Dubravës

Sonte në ora 21:20 në emisionin “Jeta në Kosovë” transmeton hulumtimin për kurdisjen e konkursit në Trepçë.

Tash e dhjetë ditë, shumë aplikantë të cilët nuk u pranuan po protestojnë pranë menaxhmentit të Trepçës duke e  shprehur mospajtimin me mënyrën se si janë përzgjedhur kandidatët për vendet e punës.

Njëri nga protestuesit i cili ka folur për “Jeta në Kosovë” është edhe Sefedin Beqiri nga fshati Bajgorë i Mitrovicës.

Ai ka dhënë edhe një mesazh për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ka shprehur pakënaqësitë rreth konkursit.

“Shyqyr Allahut e kemi Albinin, 12 kat ka me bo Burgun e Dubravës. Nuk ka më me dajë e nipa e me halla, na kanë lodhë”, ka thënë ai.

Sonte, në ora 21:20 në “Jeta në Kosovë” ndiqeni hulumtimin e plotë mbi konkursin e Trepçës.

PROMO: Konkursi i kurdisur në Trepçë

Sonte nga ora 21:20 në RTK, “Jeta në Kosovë” transmeton hulumtimin për konkursin e kurdisur në “Trepçë”. Si u futën familjarët e politikanëve në lista dhe çfarë thonë kandidatët e pakënaqur?

Publiée par Emisioni Jeta në Kosovë sur Jeudi 27 février 2020