VIDEO - Si e përshkruajnë monitoruesit zvarritjen e gjykimit të ish-drejtorit të PDK-së në Prizren

Ish-drejtorit të Arsimit në komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj, është afër që t’i vjetërsohet edhe vepra e tretë penale për të cilën po ngarkohet nga Prokuroria pasi gjykimi maratonik ndaj tij nuk ka përfunduar ende për shkak të përmbysjeve të vendimeve të gjykatës.

Alarmi i Prokurorit: Zvarritja e gjykimit ndaj Nexhat Çoçajt mund ta çojë rastin në parashkrim

Nexhat Çoçaj ngarkohej me 5 pika të aktakuzës, nën dyshimet se keqpërdori për 5 vjet rresht përgjatë viteve 2008 – 2012 me manifestimin e javës së dëshmorit  “Remzi Ademaj”, të mbështetur nga Komuna e Prizrenit.

Aktakuza ndaj ish drejtori të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj ka pesë pika, ndërsa pika 1 dhe 2 e aktakuzë janë parashkruar në dy vitet paraprake, ndërsa në qershor të vitit 2020 parashkruhet pika 3 e aktakuzës.

Pra edhe nëse Gjykata e Prizrenit e gjykon rastin brenda këtij afati, pastaj pas ankesave eventuale që mund ti ketë prokurori apo të akuzuarit,  pika e 3-të e aktakuzës do të parashkruhet derisa lënda të jetë në shqyrtim në Gjykatën e Apelit.

Historia e rastit:

Në Dhjetor të vitit 2014 Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj Nexhat Çoçajt i cili në atë kohë mbante pozitën e drejtori tët Arsimit.

Në qershor të vitit 2016 – Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues për të akuzuarin Nexhat Çoçaj duek e dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Në shtator të vitit 2016 Gjykata e Apelit e kthen rastin në rigjykim.

Ndërsa në shkurt të vitit 2017 Gjykata Themelore e Prizrenit e dërgon lëndën në  Universiteti të Prishtinës – Fakultetit Ekonomik  për superekspertizë financiare.

Pas një periudhe prej 8 muasjh  Fakulteti Ekonomik  e kthen lëndën në Gjykatën e Prizrenit me njl shkresë prej 6-7 rreshta duke njoftuar se rastin konkret nuk është kryer sueperekspertiza financiare, arsye këto që mbetën të paqarta për Gjykatën.

Gjykata nga lista e ekspertëve privat ka angazhuar 3 ekspertë financiare, dhe janë dashur edhe 5-6 muaj që të përpilohet superekspertiza, kështu duke kalua rnjë periudhë prej 1 viti pa u zhvilluar procedura gjyqësore.

Në nëntor të vitit 2018  Gjykata e Prizrenit shpall aktgjykimin refuzues për njjë pikë të aktakuzës e cila ishte parashkruar ndërsa aktgjykim lirues për 4 pika tjera të aktakuzës ndaj Nexhat Çoçajt.

Gjykata shpall akgjykim lirues për Nexhat Çoçajn

Në gusht të vitit 2019 Gjykata e Apelit përsëri e kthen rastin në rigjykim.

Në seancën e parë të rigjykimit, prokurori i rasti Mehdi Sefa është tërhequr nga ndjekja penale nga dispozitivi pikës II të aktakuzës ndaj të akuzuarit Nexaht Çoçaj kjo për shkak të parashkrimit absolut të veprës penale.

Gjykimi për të akuzuarin Nexhat Çoçaj ka vazhduar për 3 pikat  e mbetura të aktakuzës, pasi që edhe pika I e aktakuzës ishte parashkruar në rigjykimin e I-rë.

Ndërsa për shkak të situatës së krijuar, tash është pezulluar çdo aktivitet i gjykatave, dhe pas rifillimit të punës pritet që Gjykata në 3-4 seanca ta përfundoj gjykimin, ndërsa në qershor të këtij viti parashkruhet edhe pika e 3-të e dispozitivit të aktakuzës.