Bekim Haxhiu - PDK

VIDEO - Rimat e Bekim Haxhiut për Albin Kurtin

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përfshirë edhe një polemikë me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiun për tarifën 100 për qind në seancën e jashtëzakonshme

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ia ka përmendur Kurtit mospjesëmarrjen e LDK-së në konferencën për planet e largimit të tarifës.

“Partneri i koalicionit ju shikon në televizion nuk din çka ndodhë në Qeveri. Me qenë partner në Qeveri e me pa konferencën për taksën në shtëpi, deri sot ka nuk ka bo vaki… LDK mundet me kalu këtë poshtërim, ne e kemi rrëzu Isën, por sikur sot Albini, askush LDK-në se ka poshtëru”, tha Haxhiu.

Ai po ashtu kërkoi edhe dorëheqjen e Kurtit nga pozita e kryeministrit, duke e quajtuar mashtrues.

“I nderuar nuk keni mandat më i dëmtu raportet tona me SHBA-në, prandaj ju ftoj që të jepni nesër dorëheqje sepse do të jetë vonë dhe dëmet do të jenë të pa riparueshme. Të gjithë e kanë kuptut që je demagog dhe mashtrues”, shtoi deputeti i PDK-së.

Pas kësaj, Kurti kërkoi fjalën e tij ku tha se marrëdhëniet me ShBA-në nuk mund t’i rrënojë askush.

“Ne konsiderojmë se SHBA janë një aleatë dhe një partner i pazëvendësueshëm  dhe aq të thela dhe të fuqishme janë marrëdhëniet tona më ta, saqë nuk ka kryeministër që mund t’I rrënojë siç po pretendoni ju.  S’mund të ekzistojë asnjë kryeministër as unë që mund të na rrënojë me SHBA-të”, i tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit po ashtu pati përgjigje edhe për akuzën e Haxhiut se ai është ‘mashtures’.

“Nevojitet asgjë më pak sesa një mashtrues i dështuar që tek unë të shihet mashtrues i suksesshëm. Po e përsëris edhe një herë, suksesi im nuk vjen nga mashtrimi, duhesh të jesh vetë mashtrues i dështuar që të duket ty se suksesi vjen nga mashtrimi im, ai vjen nga parimi. Më shumë flet për pikë vështrimin e juaj se sa për qenien e bërjen time”, tha Kurti.

Pas kësaj, Haxhiu i tha Kurtit se rimat i ka qejf.

“Rimimet i përshtati se Albini ka qejf, amo kësaj radhe kanë shkuar në dëmin të juajin të LDK-së se nuk ka ndodhur me i pas ministrat në Qeveri dhe me shiku konferecën për taksën prej shtëpie”, shtoi Haxhiu në replikën e tij.