VIDEO - Publikohen pamje brenda banesës dhe vilës së Radoiçiqit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga vila në afërsi të liqenit të Ujmanit, që i përket nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiqit.
Sveçla tha se pamjet dëshmojnë për një “Pablo Escobar” të rajonit.
“Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë”- ka shkruar Sveçla.
“Sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet detajisht dhe deri në fund”- ka deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme.
Policia bastisi villën në Ujman, dyshohet se është e Millan Radoiçiq – FOTO