VIDEO - Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino arrin në Kosovë

Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, FIFA-s, Gianni Infantino ka arritur sot në Kosovë.

Ai në aeroportin është pritur nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka arritur në Kosovë. I pari i futbollit botëror është pritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi me bashkëpunëtorë. Kjo është vizita e parë që presidenti i FIFA-s i bën Kosovës” – njoftoi FFK.

Infantino vjen në Kosovë pas një vizite në Shqipëri dhe bashkë me të në Kosovë ka ardhur edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka.

Sot gjatë ditës, Infantino pritet të ketë edhe takime të tjera, derisa në ora 15:00 do të mbajë edhe një konferencë për media.