(VIDEO) Policia në bashkëpunim me inspektorë aksion kundër zhurmës nëpër lokale gastronomike

Policia në bashkëpunim me inspekcionin e Ministrisë së Ambientit dhe ata komunal po vijojnë aksionin nëpër ambientet gastronimike të Prishtinës, kundër zhurmës.

Aksioni i filluar në orët e para të mbrëmjes, ka nisur në lokacionin e njohur ‘te kafet e vogla’, duke vijuar edhe në pika tjera të qytetit ku ka frekuentim më të madh të qytetarëve.

Ky inspektim, po bëhet pas shumë ankesave të qytetarëve prishtinas, për zhurmën e madhe që shpesh shkaktojnë lokalet gastronomike në kryeqytet.