Foto: Ilustrim

Skenderaj, asgjësohen mbi 1,300 produkte ushqimore e shqiptohen 8 gjoba për bizneset

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Skenderajt, ka konfiskuar mbi 1,370 produkte ushqimore, pasi janë gjetur të dëmtuara, pa deklaracion ose edhe me afat të skaduar.

Sipas njoftimit, ndaj operatorëve ekonomikë, konform ligjit, janë marrë masa ndëshkimore, gjithsej 8 gjoba.

Sipas tyre, të gjitha produktet e lartcekura, në prani të inspektorëve komunalë janë asgjësuar nga ndërmarrja publike “Uniteti”.

“Drejtoria e Inspekcionit apelon të gjithë qytetarët, që për çdo parregullsi që hasin gjatë marrjes së shërbimeve dhe për çdo lloj ankese t’u drejtohen kësaj drejtorie. Në këtë kuadër, të gjitha rastet, ankesat apo kërkesat e qytetarëve, do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, dhe konform gjetjeve, do të merren masa sipas ligjore ndaj të gjithë shkelësve të ligjit”- ka bërë thirrje Komuna e Skenderajt në postimin e saj të publikuar në Facebook.