Ndërtesa e Teatrit Kombëtar në Tiranë - Foto: REL

VIDEO: Momenti i shembjes së Teatrit Kombëtar

Autoritetet e Shqipërisë kanë rrënuar sot në mëngjes Teatrin Kombëtar në Tiranë.

Rrënimi i Teatrit vjen pas tre vjet rezistence e protestash të artistëve, intelektualëve dhe shoqërisë civile.

Autoritetet shembën Teatrin nën masa të forta të sigurisë.

Ekskavatorët filluan shembjen pasi që nga forcat e shumta të policisë u nxorën një pjesë e aktorëve që ishin brenda.

Euronews Albania sjell pamjet e momentit të shembjes së Teatrit Kombëtar.