Shembja e Teatrit në Tiranë - Foto: Rtv21

Zv.kryeministri i Kosovës reagon ndaj rrënimit të Teatrit në Tiranë

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar pas rrënimit të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

Sipas Abazit, kur rrëzohet teatri për interes të oligarkëve, u shpallet luftë qytetarëve.

“Në vendet ku rrëzohet qeveria legjitime nga individ të lidhur me korrupsionin dhe krimin; në vendet ku politika e lidhur me oligarkinë rrënon teatrin dhe shtepitë e kulturës, perveç që nuk ka zhvillim, regresi është i garantuar, nëse lejohet kjo formë e sjelljes politike”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës kanë rrënuar sot në mëngjes objektin e Teatrit Kombëtar.

Rrënimi është kryer nën sigurinë e forcave të shumta të Policisë.

Aktualisht, në zonën e Teatrit janë duke u zhvilluar protesta të qytetarëve dhe përplasje me Policinë.