VIDEO - Mërgim Lushtaku pengon fjalimin e Hekuran Muratit, e ‘godet’ me shishe foltoren e Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Liushtaku ka penguar ministrin e financave, Hekuran Murati duke e goditur foltoren me shishe qelqi derisa ky i fundit po përgjigjej në pyetjet parlamentare.

Gjatë pyetjes parlamentare të deputetit të LVV-së, Enver Dugolli, Lushtaku ka shkruar tek foltorja duke e goditur foltoren me shishe të ujit.

Opozita poashtu është duke penguar fjalimet e deputetëve të mazhorancës duke goditur tavolinat e Kuvendit të Kosovës.

VIDEO – ‘Goditje e tavolinave’, protesta e opozitës në Kuvend