VIDEO - Kush e ftoi protestën e sotme në Mitrovicë të Jugut? Flasin qytetarët

Disa qytetarë janë mbledhur dhe kanë protestuar në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë të Jugut.

Për këtë protestë e cila u thirrë gjatë orëve të para të ditës së sotme, nuk është konfirmuar adresa e saktë se nga kush u ftua.

Një burim i KALLXO.com brenda Policisë së Kosovës, ka konfirmuar se një hetim është hapur për të zbuluar se kush është shkëndija e një paralajmërimi për protestë në Mitrovicën Jugore, sot në mesditë.

Ky burim i ka thënë KALLXO.com se ka dyshime se grupe të influencuara nga jashtë me profile të rreme kanë nisur protestën e paligjshme.

Sipas ligjit, protestat duhet të njoftohen në Polici për të qenë të ligjshme ndërsa deri më tani asnjë person nuk ka marrë leje për këtë protestë.

Një qytetar ka thënë për KALLXO.com se nuk e di organizatorin e kësaj ngjarje, por thotë se aryseja e daljes së tij janë plagët e atdheut.

“Më kanë thirrë plagët e atdheut, policët tonë që u maltretuan dhe KFOR-i dhe mbi të gjitha atdheu. Ne këtu nuk kemi dal të organizuar, por kur thërret që e kemi qeverinë e mirëfilltë që nuk besoj që lëshon pe kësaj radhe si qeveritë e tjera”- ka thënë ai.

Ndërsa, një tjetër qytetarë pjesëmarrjen në këtë ngjarje e ka lidhur me situatën në veri të vendit.

“E para pse kemi dal është për shkak të çrregullimeve dhe trazirave që shkaktojnë në territorin e Republikës së Kosovës bandat kriminale në pjesën veriore të Kosovës, arsyeja nuk na ka interesu se kush na ka thirr, unë nuk e di kush na ka thirr, unë jam i prirë me qenë në cdo moment kur thërret atdheu”- ka thënë ai.

Policia nis hetim serioz për protestën e paralajmëruar në Mitrovicë, dyshohet se u iniciua nga jashtë