Albin Kurti dhe Edi Rama, Foto: Qeveria e Kosovës

VIDEO - Kryeministri Kurti gjendet në Tiranë, raportohet se do të takohet me kryeministri Rama

Pa ndonjë njoftim për media, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkuar sot në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Report TV, ka raprotuar se kryeministri Kurti dhe kryeministri Rama do të takohen me njëri tjetrin.

Kurti sot në mëngjes takoi këshillin grevist e pas përfundimit të saj së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministren e Arsimit Arbërie Nagavci mbajtën një konferencë për media.

Mirëpo Kurti nuk pranoi pyetje duke u larguar më herët nga konferenca për shkak se ka një takim të rëndësishëm.

Ndërsa zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu kishte njoftuar paraprakisht gazetarët se kryeministri nuk mund të pranojë pyetje për shkak se do të udhëtojë në Tiranë.

KALLXO.com ka provuar të kontaktoj me zëdhënësin e qeverisë, Përparim Kryeziun por ai s’ka qenë i qasshëm.

Kjo vizitë e Kurtit nuk është paralajmëruar në agjendën e stome të kryeministrit Albin Kurti.

Këtu mund ta shihni videon e Report TV, ku shihet Kurti në Tiranë.