VIDEO – Gjermanët protestojnë para Ambasadës së Rusisë në Berlin

Mijëra njerëz në qytete të ndryshme të Evropës kanë protestuar kundër pushtimit rus në Ukrainë.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga një protestë e mbajtur sot para Ambasadës së Rusisë në Berlin.

Në video shihen disa qytetarë duke brohoritur ” Ne duam paqe” para ambasadës.

 

Media gjermane, Deutsche Welle ka raportuar se sot një turmë masive u mblodh në kryeqytetin gjerman për të protestuar kundër pushtimit rus të Ukrainës, ndërsa parlamenti gjerman po mban një seancë speciale.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.