Seanca e Kuvendit më 4 qershor 2020, FOTO: Kuvendi i Kosovës

VIDEO- Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës, të cilëve iu mundësua ulësja pasi kalimit të disa deputetëve në pozita ekzekutive në qeverinë Hoti, u betuan sot në Kuvendin e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani i uroi suksese deputetëve të rinj.

Nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Hoti të zëvendësojë Driton Selmanaj, Ismet Beqiri të zëvendësojë Arban Abrashin dhe Faton Bislimi të zëvendësojë Armend Zemajn.

Nga subjekti politik Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë Arbëreshë Krasniqi të zëvendësojë Albulena Balaj – Halimajn.

LDK-ja ka formuar qeverinë në partneritet me AAK, Nisma, Lista Serbe si dhe disa deputetë nga komunitet jo shumicë. Mirëpo grupi parlamentar i Listës Serbe dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë pësuar ndryshime.

Me 3 qershor deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar qeverinë e re të vendit të koalicionit LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe, të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Për qeverinë e re kanë votuar 61 deputetë, 24 ishin kundër dhe 1 abstenoi. Në votim morën pjesë 86 deputetë.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 11 juin 2020

KQZ merr vendim për zëvendësimin e deputetëve që kaluan në ekzekutiv