VIDEO - Bërlloku mbulon trotuarin në Ferizaj, vështirëson qarkullimin e qytetarëve

Në rrugën “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj bërlloku ka mbuluar hapësirat publike duke vështirësuar qarkullimin e lirë të qytetarëve në trotuar.

Ky vend gjendet në afërsi të shkollës “Gjon Serreçi”.

Në videon e ardhur në adresë të KALLXO.com shihet se mbeturinat janë në sasi të madhe dhe nuk dihet arsyeja pse mbeturinat janë hedhur jashtë kontejnerëve.

KALLXO.com ka raportuar ditë më parë për mbeturinat e shumta në këtë qytet.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë edhe me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Ferizaj, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

 

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.