Vetura përfshihet nga flakët në tunelin e Kalimashit (VIDEO)

Një veturë është përfshirë nga flakët brenda tunelit të Kaliamshit në Shqipëri.

Një qytetar ka dërguar video në adresë të KALLXO.com nga vendi i ngjarjes.

Në tunel janë parë zjarrfikësit duke u munduar ta shuajnë zjarrin.

Po ashtu edhe qytetarët e tjerë që kanë qenë brenda tunelit janë evakuuar.