Ilustrim

Vetura godet këmbësorin në Skivjan të Gjakovës

Një këmbësor është goditur nga vetura në fshatin Skivjan të Gjakovës sot rreth orës 9 të mëngjesit.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për këtë rajon, Nysret Gjurkaj.

Gjurkaj ka thënë për KALLXO.com se këmbësori është goditur nga makina gjatë kohës që ai po kalonte rrugën dhe se gjendja e tij është stabile

“Sot rreth orës 09:00 në fshatin Skivjan ka ndodhur një  aksident trafiku mes një veture dhe këmbësori. Deri te aksidenti ka ardh kur këmbësori ka tentuar ta kaloj rrugën dhe gjatë kalimit goditet me automjetin i cili ishte në lëvizje – drejtimi i Deçanit. I njëti është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal dhe gjendjen deri më tani e ka stabile”, tha ai.