Policia e Kosovës

Vetura e policisë sulmohet me gurë në Zubin Potok

Mbrëmë një veturë e Policisë së Kosovës është sulmuar me gurë në Zubin Potok.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Kopilovicë. 

Policia ka thënë se zyrtarët policorë kanë qenë në patrullim ndërsa disa persona të panjohur kanë gjuajtur në drejtim të veturës së policisë. 

Si pasojë e gjuajtjeve me gurë, vetura është dëmtuar. 

Në lidhje me rastin policia nuk ka dhënë detaje nëse kanë identifikuar ndonjë person të dyshuar. 

Rasti është duke u hetuar ndërsa është regjistruar si dëmtim prone.