Vetura bie në lumë, vdes një person në Suharekë

Një 74-vjeçar ka vdekur pas një vetaksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Reqan-Luginë e Epërme të Suharekës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës  për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi njoftoi se është lënduar edhe shoferi, 20-vjeçar.

“Vozitësi duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një lumë nga një lartësi rreth 30 metra”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, gjendja shëndetësore e shoferit, tani pas trajnimit mjekësor, është stabile.