Vetëplagoset një person në Prishtinë

Një person është vetëplagosur dje në Prishtinë me një pistoletë.

Policia ka njoftuar se ai pasi ka pranuar tretman mjekësor, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Tutje është bërë e ditur se atij i është konfiskuar pistoleta me 17 fishekë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 mars në ora 22:00.