Vërshimet bllokojnë magjistralen Prishtinë-Pejë ( FOTO)

Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë në orët e paraditës së shtunë ka sjellë vështirësi në kalueshmërinë e rrugëve nga vërshimet.

Lexuesit e KALLXO.com kanë dërguar fotografi të rrugës magjistrale Prishtinë-Pejë në të cilën shihen veturat duke kaluar me vështirësi nëpër rrugën e mbushur me ujë.

Qytetarët raportojnë se më saktësisht në fshatin Vragoli, veturat po detyrohen të kalojnë  kah trotuaret për shkak të bllokimit të rrugës nga ujërat.