Vendosen kamera në Fushë Kosovë për të monitoruar ‘hedhësit e paligjshëm’ të mbeturinave

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se ka vendosur kamera për të monitoruar hapësirat në të cilat qytetarët dhe kompanitë ndërtuese po hedhin mbeturina.

Kjo komunë ka apeluar tek qytetarët që të mos krijojnë pika të grumbullimit të mbeturinave si dhe të kujdesen në ruajtjen e ambientit.

“Në komunën e Fushë Kosovës janë vendosur kamerat me të cilat do të bëhet monitorimi i hapësirave ku në mënyrë të pa rregullt qytetarë dhe kompani ndërtuese po hedhin mbeturina. Apelojmë te qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe të mos krijojnë pika të grumbullimit të mbeturinave si dhe të kujdesen në ruajtjen e ambientit sepse tani e tutje do të shqiptohen gjobat mandatore dhe do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi. Një mjedis i pastër ndikon në mospërhapjen e epidemive dhe të shfaqjeve të problemeve shëndetësore”, ka njoftuar komuna e Fushë Kosovës.