Vendi ku ndodhi vrasja e një personi dhe plagosja e tre të tjerëve në Runik - Skenderaj - FOTO

N. Loshi, 39-vjeçar, ka mbetur i vdekur dhe tre persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një kafiteri të Muzikës Live në fshatin Runik të Skenderajt. KALLXO.com sjell fotografi të lokalit ku ndodhi kjo ngjarje.

Në vendin e ngjarjes po qëndron një patrullë e Policisë së Kosovës e cila ka siguruar zonën me shirit të sigurisë.

Vendi ku ndodhi vrasja e 39 vjeçarit dhe plagosja e tre të tjerëve nga persona të maskuar

Ndërkaq, KALLXO.com e ka pyetur edhe Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, të cilët kanë thënë se të dyshuarit janë të paidentifikuar.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni ka thënë për KALLXO.com se nuk dihet motivi që ka çuar deri në këtë akt.

Rasti po trajtohet si vrasje e rëndë.

“Prokurori i rastit ka dalë në terren, nga të dhënat e deri tanishme dyshohet se dy persona të maskuar kanë hyrë në kafiteri ku nga të shtënat një person ka mbetur i vdekur. Personat e dyshuar janë ende të paidentifikuar dhe në kërkim. Nuk ka ende informacione se cili ka qenë motivi. Rasti po trajtohet si vrasje e rëndë” – ka thënë Preteni.

Siç ka mësuar KALLXO.com të plagosur kanë mbetur personat me inicialet M. R., F. J. dhe Q. J.

Personat të cilët dyshohet se kanë kryer aktin ishin të masakuar dhe u përdorën dy armë.

Njëri nga tre personat që u plagosën dje në fshatin Runik të Skenderajt, është në gjendje pak më të rënduar, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetë.

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica tregoi se njëri prej pacientëve është në Klinikën Intensive pasi ka pësuar amputim të gjymtyrës.

Jashanica tha se njëri prej pacientëve, i cili ka lëndime në thembër është dërguar në Ortopedi, ndërsa pacienti tjetër, me lëndime në gju pritet të dërgohet në Ortopedi.

Skenderaj: Vrasje si në filma, maskat vrasin në kafiteri