Fotografia nga facebook

Vdes shefi i Sektorit të Hetimeve në Prizren

Ka vdekur shefi i Sektorit të Hetimeve i Policisë në Prizren, majori Sabit Kabashi.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij përmes rrjetit social në facebook. Ai tha se Kabashi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Petrit Kabashi ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 15:00 në fshatin Mohlan të Suharekës.