foto: Ilustrim

Vdes një person pas rrokullisjes me traktor në Zveçan

Një burrë ka mbetur i vdekur gjatë ditës së djeshme si pasojë e rrokullisjes me traktor në Zveçan.

Policia e Kosovës lidhur me rastin ka thënë se viktima duke drejtuar traktorin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore.

Më pas, sipas Policisë, ai është dërguar se spitalin rajonal ku edhe ka vdekur, vdekja e të cilit është thënë se është konfirmuar nga ekipi mjekësor.

Tutje u tha se rasti, i iniciuar si “Incident, Vdekje e dyshimtë” ka ndodhur më 16 tetor 2022, rreth orës 17:00.

Policia tregoi se me vendim të prokurorit  trupi i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.